Ahmetaj zbuloi plaçkitjen e Shqipërisë nga Rama’, Alizoti: Vendi është në mjerim

Data

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, ka komentuar intervistën e fundit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia, duke e konsideruar atë një sinjal të rëndësishëm për gjendjen aktuale të Shqipërisë.

Ai vlerësoi se fjalët e Ahmetajt, si një figurë kyçe brenda Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit Edi Rama, janë dëshmi serioze që meritojnë vëmendje.

Sipas Alizotit, Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë sociale dhe ekonomike, me fshatrat në një gjendje mjerimi dhe vendin të shpopulluar në mënyrë masive. Ai akuzoi kryeministrin Rama për një mënyrë qeverisjeje që favorizon luksin dhe shpenzimet e tepruara, duke përmendur rastin e përfolur nga Ahmetaj për një shishe verë me vlerë 33 mijë euro, të konsumuar nga Rama. Për Alizotin, kjo tregon shkallën e plaçkitjes dhe papërgjegjshmërisë që ka karakterizuar udhëheqjen e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related