Deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite dhe se çfarë duhet të ndryshojë në Kuvendin që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Mes zhvillimeve që ajo ndaloi ishte dhe përplasje që kishte me dy ish-kolegët e saj Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi në komisionin e Medias, duke shtuar se ende nuk e ka kuptuar hidhësinë e kreut të grupit demokrat
“Ka shumë njerëz që ma kanë përmendur emrin se çfarë ka bërë Flutura Açka? Në fakt unë kam qenë në politikë për 30 vite dhe kam folur për të më shumë se politikanët. Në parlament ne sjellim politikanë dhe jo njerëz seriozë. Këto 4 vite në parlament ishin një përvojë e bukur që mund të ndikojë në jetën e një shkrimtari. Më ka ardhur keq që partia që u përpoqa ti jap emrin tim gjithë luftën e saj ishte të hiqte Fluturën nga kryetari komisioni.
