Iris Luarasi: Nuk garova për drejtoreshë të RTSH, sepse nuk më del rroga! Trump më ndërpreu fondet

Data

Iris Luarasi ishte emri më i përfolur para pak kohësh, se kishte marrë mbështjetjen e Edi Ramës për ta emëruar drejtoreshë të Radio Televizionit Shqiptar. Por, kur doli lista e emrave të kandidatëve, ajo nuk figuronte.

Gjatë një interviste, Iris Luarasi deklaroi se nuk e kishte menduar fare që këtë herë të garonte për drejtoreshë të RTSH-së, pasi sipas saj, rroga që ajo do të mund të merrte nuk do t’i dilte për fëmijët e saj që e vazhdojnë shkollën jashtë.

“Unë nuk kam aplikuar për këtë post. Nuk jam kandidate. Ka një procedurë të caktuar për t’u bërë kandidate, procedurë që unë nuk e kam kryer, pra nuk kam kandiduar. Është e çuditshme që sa herë ka zgjedhje të tilla në RTSH, emri im është aty. Unë i falënderoj shumë njerëzit për këtë mendim, sepse e shoh si vlerësim. Këtë radhë nuk e kisha menduar fare. Kam garuar disa vite më parë, rreth 3 apo 4 vjet më parë, dhe nuk e fitova. Ai ishte momenti kur e mendova si të duhur për të kandiduar, por nuk ja dola. Atë ditë që mora vesh rezultatin, sigurisht që u mërzita. Tani, në këto zgjedhje, mora në konsideratë disa gjëra personale dhe familjare dhe nuk mora pjesë. Një shembull është fakti që, nëse do të bëhesha drejtoreshë e RTSH-së, nuk do të kisha më mundësi të mbaja fëmijët në shkolla jashtë, do të duhet t’i sillja në Shqipëri. Nuk do ja kisha dalë dot me rrogën e RTSH-së.”– tha Iris Luarasi.

Ndërkohë, Iris Luarasi deklaroi dhe se organizata që ajo drejtonte financohet nga ambasada amerikane, por pas ardhjes së Donald Trump ajo tha se iu janë ndërprerë fondet dhe se aktiviteti është pezulluar për 90 ditë.

Sipas Luarasit, ndërprerja e fondeve nga SHBA, nuk ka lidhje me drejtësinë dhe me SPAK-un.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related