‘Përpjekjet për të më lidhur me inceneratorët janë akuza të pabaza’, Ahmetaj publikon dokumentet nga arratia

Data

Në një intervistë ekskluzive nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar dokumenta që lidhen me kontratat e inceneratorëve, duke kundërshtuar akuzat e korrupsionit që janë ngritur ndaj tij.

Ai ka pohuar se nuk ka firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës, duke theksuar se nuk ka asnjë nënshkrim të tij në këtë marrëveshje. Ahmetaj ka përmendur gjithashtu që në rastin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, firma e tij nuk figuron në asnjë vendim qeverie, përveçse në Elbasan ku firmën e ka Niko Peleshi, një ministër tjetër i qeverisë.

Ahmetaj ka hedhur poshtë përpjekjet për ta lidhur me inceneratorët, duke i cilësuar ato si akuza të pabaza dhe ka shpërthyer në kritika ndaj SPAK, duke e quajtur këtë agjenci si “udhëtime agjensie” në vend që të merret me hetimet e vërteta. Ahmetaj ka sfiduar akuzat dhe ka kërkuar që ato të çohen në gjykatë për të provuar pafajësinë e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related