Teologu Çako: Kryepeshkopin Anastas njerëzit në botë e shihnin si njeri të mendjes, ringjalli kishat në zonat më të vështira

Data

Teologu Miron Çako, është shprehur se kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë, ishte një njeri me një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe një përulësi të veçantë.

“Në përulësinë e tij, ai iu fut teologjisë, pavarësisht se ishte një gjeni në matematikë. U bë një profesor doktor në universitetet teologjike, me shumë tituj,” theksoi ai në emisionin ‘Open’ në News24.

Çako theksoi se Kryepeshkopi bëri një revolucion në Kishën Ortodokse gjatë kohës së tij në Greqi, duke sjellë një porosi të humbur që kërkonte t’i japë jetë mësimeve të Krishtit.

 “Ai dëshiroi të sjellë frymën apostolike: ‘Shkoni në të gjithë kombet dhe predikoni fjalën e mirë,’”sqaroi teologu.

Çako e përshkroi Kryepeshkopin si një figurë që arriti të ringjallte kishat në zona të vështira, si Afrika, dhe pati shumë rezultate pozitive.

“Mund të themi se figura e tij është një nga më të shkëlqyerat në këtë kohë, dhe shumë njerëz në botë e shikonin atë si një njeri të mendjes, ndërsa fjalët e tij ishin etalon,” tha Çako.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related