Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi gati 1 vit më pas se pamjet e sherrit në atë që quhet Pallati Mbretëror të bëheshin publike.
Por duket se vetë trashëgimtari i kurorës, nuk është shqetësuar aspak nga këto lajme. Madje jo vetëm kaq, por ai tashmë ka vijuar me angazhimet publike, ku tashmë, rolin e shoqërueses së tij e ka marrë partnerja e re, Blerta Celibashi.
Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.
