Ekzek@timi i Kristian Markut, gazetari zbardh detaje: Dyshohet se është vr@sje me pagesë e porositur nga Dubai! Bashkëshortja e 30-vjeçarit më ka thënë se…

Data

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje lidhur me ekzek@timin në autostradën Fier-Vlorë, më 13 janar të këtij viti.

Çelmeta tha në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 se ka dyshime që vrasja është porositur nga Dubai dhe pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.

“Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë dhe porosia është bërë nga Dubai. Sa i përket 30- vjeçarit, ishte pa precedent penal Edhe pse u fol fillimisht për një person me precedent penal, i dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj Saimir Reçit, por për këtë ngjarje u dënua xhaxhai i tij dhe 30-vjeçari 6 muaj pas ngjarjes u shpalli i pafajshëm. Nuk ka qenë në kërkim policor. Në këtë rast prevalon pista e hakmarrjes”, tha gazetari.

Ai gjithashtu zbuloi bisedën me bashkëshorten e Kristian Markut, e cila sipas tij i ka deklaruar se bënin një jetë normale dhe se ai nuk ruhej nga askush.

“Kam patur komunikim me bashkëshorten e të ndjerit e cila më ka deklaruar se Kristjani nuk ruhej. Bënte një jetë normale”, tha Çelmeta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related