Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi gjatë një konference me gazetarët këtë të premte se PD ka përgatitur një amendament të ri ligjor që lehtëson votimin e shqiptarëve të diasporës.
Berisha theksoi se amendamenti synon njohjen ligjore në procesin e votimit, të çdo dokumenti biometrik të lëshuar nga vendet ku jetojnë emigrantët, përfshirë letërnjoftimet dhe pasaportat e vendeve të tjera.
Sipas kryedemokratit, shumë shqiptar që jetojnë jashtë vendit nuk mund të regjistrohen në procesin e votimit për shkak të mungesës së dokumenteve të rinovuara
