Sociologu Mërtiri: Ja përse Rama po kërkon të mbyllë TikTok-un

Data

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar planet për mbylljen e TikTok dhe peizazhin e rrjeteve sociale në përgjithësi.

Sipas Mërtirit, rrjete si Facebook dhe Instagram janë të kontrollueshme dhe janë përdorur si mjete propagande për axhenda pro-liberale në të shkuarën, ndërsa TikTok është më pak i censuruar.

Ai shtoi se censura në rrjetet sociale shpesh shërben për funksione politike dhe se nuk i respekton platformat sociale për këtë arsye.

“Facebook dhe Instagram janë të kontrollueshme. Unë nuk i respektoj rrjetet sociale, por TikTok është ai rrjet që është më pak i censuruari në qarkullim. Censura është në funksion politik. Facebook është përdorur si mjet propagande në funksion të axhendave pro liberale. Censura është përdorur për të goditur lirinë e shprehjes”, u shpreh ai në News24.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related