Ujësjellësi i Himarës, çështja në gjyq, por kompania rinis punimet

Data

Çështja e ujësjellësit të Himarës, që i merr ujin lumit Shushica, është ende në gjyq, por kompania ka rinisur punimet duke dërguar tubat në territorin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Punimet në terren ishin pezulluar për shkak të rezistencës së banorëve.

Prej më shumë se një viti banorët e 36 fshatrave buzë lumit Shushica, njohur dhe si lumi i Vlorës, kundërshtojnë projektin e ujësjellësit, i cili parashikon marrjen e ujit të lumit për t’ia dërguar zonës bregdetare.

Projekti u prit me protesta dhe një padi në gjykatë, të cilat çuan deri në pezullimin e punimeve, gjë që u cilësua fitore e vogël. Por, së fundmi, zbatuesit e projektit kanë nisur sërish punimet përgjatë rrjedhës së sipërme të Shushicës, ku po zhvendosin tubat që do të përdoren për të devijuar prurjet.

Më parë ato ishin stacionuar pranë vendgrumbullimit në urën e Laskos në Kuç. Kompania ndërtuese i la aty përballë kundërshtive të banorëve.

“Është e papranueshme që pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm nga ana jonë si banorë të luginës së Shushicës, ky projekt të vijojë punënimet brenda Parkut Kombëtar të Vjosës. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga marrja e ujit të Shushicës për ujësjellësin e Himarës dhe të përdorë alternativa të tjera për realizimin e tij”, tha Astrit Balilaj, kryetar i fshatit Kuç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related