Lirimi dhe dorëzimi i pronës, avokati: Kujdes me kontratat e qerasë

Data

Në mëngjesin e sotëm, avokati Gylsen Zhllima ishte i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, ku trajtoi çështjen e lirimit dhe dorëzimit të pronës tek pronari.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i drejtohen gjykatës civile për raste të tilla, dhe jo prokurorisë apo policisë, pasi këto institucione nuk kanë atributet e nevojshme për të trajtuar denoncime të tilla.

Për pasojë, denoncimet e bëra tek këto institucione mbeten të pavlefshme. Zhllima gjithashtu sqaroi disa raste që lidhen me konflikte që ndodhin si pasojë e shkeljes së kushteve të kontratave të qiramarrjes dhe kërkesave për lirim prone pas ndryshimit të kushteve nga ana e pronarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related