Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zbuluar dakordësimin mes dy partive politike PS dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e diasporës që do t’i paraqiten ditën e sotme Kuvendit të Shqipërisë.
Ilirjan Celibashi: Janë rreth 42 055 kërkesa të paraqitura deri tani në sistemin PER. Janë shqyrtuar 28 462, janë 18 mijë zgjedhës të regjistruar, Kjo është shifra që tregon se sa është shifra sa zgjedhës nga jashtë do të votonin sot. Ndërkohë gjatë ditës së sotme do t’i përcjell Kuvendit, dhe për dijeni partive parlamentare, një propozim për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor që konsistojnë, e para në dhënie të të drejtës për KQZ për të prokuruar shërbimin e dërgimit të pjesës postare si në shkuarje ashtu edhe në kthim mbrapsht të fletëve të votimit
Kjo dhe për faktin që në ligjin për buxhetin është përcaktuar edhe një buxhet që do të paguajë kostot për dërgimin e fletëve të votimit nga KQZ tek votuesit jashtë dhe kthimin mbrapa në KQZ. Rishikimin e afateve që lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve me qëllim për të përfituar edhe 10 ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur ashtu sikurse duhet dhe pa e vendosur në rrezik procesin e përgatitjes së fletëve të votimit dhe dërgimit të tyre tek votuesit nga jashtë.
