Në një intervistë për një emision televiziv hoxha Ahmed Kalaja në rrëfimin për jetën e tij, ai tregon se nuk është penduar për rrugën që ka zgjedhur sa i përket fesë.
I pyetur më pas në vija të përgjithme nëse ka mëkatuar ndonjëherë, hoxha shprehet nuk ka një njëri që nuk bën mëkatë, duke përfshirë kështu veten, njerëzit e thjeshtë e deri tëk profetët.
“Njeriu ka gjëra që vazhdimisht duhet të pendohet. Në raport me familjen nuk ua japim dot hakun dhe ky është një moment që njeriu duhet të pendohet. Sa për mua, s’ka njeri që s’bën gjynah. Edhe profetët bëjnë mëkate të vogla që njerëzit të kuptojnë se pa mëkat dhe pa gjynah nuk shtyhet jeta. Njeriu mund të bëjë edhe mëkat të madh por duhet të pendohet”, tha Kalaja.
