Trump pushton botën e kriptovalutave teksa prezantoi kriptomonedhën e tij të quajtur $TRUMP.
E prezantuar vetëm më datë 17 janar të këtij viti, monedha është duke bërë “namin” dhe ka arritur në një vlerë prej 14.5 milionë dollarë.
Një nga investitorët që besoi i pari te monedha $TRUMP, ia doli të faturonte miliona dollarë. Ai bleu rreth gjashtë milionë monedha $TRUMP për shifrën e 1.1 milionë dollarëve dhe pati një kthim të investimit në 23 milionë dollarë në vetëm 90 sekonda
