Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, reagoi këtë të shtunë pas polemikave dhe informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portale në lidhje me një rast tragjik, ku një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës ra nga një lartësi e një pallati. Fatmirësisht, ai i shpëtoi vdekjes dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në reagimin e tij, ministri theksoi se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.
Reagim i plotë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha
“Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.
