“Salianji e Meta në burg si në diktaturën staliniste”/ Berisha fton të përndjekurit: Të bëjmë të pamundurën që të…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të burgosur si në kohën e diktaturës staliniste. Në fjalën e tij, ish kryeministri u kërkoi ish të përndjekurve që të hartojnë një program dhe Partia Demokratike do ta zbatojë. Berisha u shpreh se nuk mund të ketë paqe sociale pa dëmshpërblyer të përndjekurit politikë dhe pronarët.

“Problemi juaj, pa diskutim janë një seri masash që janë ndërmarrë, por dimensionet e plota, vetëm tani mund të jenë njohur plotësisht me dokumentacione, me histori dhe me çdo gjë. Ndaj dhe ju do përgatisni një program të ri, unë kam besim të plotë se ju do keni vlerësimet më objektive në parashtrimet tuaja dhe PD do ta ketë atë pjesë të programit qeverisës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related