Rama: Kuvendet Rinore kulmojnë më 1 shkurt me Kuvendin Kombëtar për Shqipërinë 2030

Data

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njoftoi dje se më 1 shkurt do të zhvillohet në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Forumeve Rinore të Partisë Socialiste, i fokusuar në vizionin “Shqipëria 2030”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau një video nga një prej fjalimeve të mbajtura në Kuvendin Rinor të Tiranës, me temën “Tirana Rinore 2030”. “Arsimi profesional më ka mësuar se suksesin nuk ta përcakton zgjedhja, por qëndrimi. Unë kam zgjedhur të besoj, kam zgjedhur të ndërtoj dhe sot zgjedh të ndryshoj.

Tashmë nuk është më sekret, ka një vend ku unë, ti, ne, jemi asgjë dhe gjithçka, nëse zgjedhim të punojmë të veçuar, dhe gjithçka nëse punojmë së bashku për qëllime, të vogla apo të mëdha qofshin ato. Kjo është ajo që më shtyn dhe udhëheq në angazhimin tim pranë strukturave të PS-së,” thuhet në fjalimin e mbajtur nga një prej vajzave të Forumit Rinor Eurosocialist të PS në Tiranë, të ndarë nga Rama në rrjetet sociale. Kryeministri thekson se “Kuvendet Rinore në gjithë vendin do të kulmojnë më 1 shkurt me Kuvendin Kombëtar për Shqipërinë 2030”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related