Presidenti Joe Biden lehtëson masën e dënimit për afro 2500 persona, ja cila kategori përfiton

Data

Presidenti Joe Biden njoftoi të premten vendimin për uljen e masës së dënimit për thuajse 2500 persona, të cilët ishin dënuar për vepra jo të dhunshme që kishin të bëni me drogën. Me këtë vendim, Joe Biden bëhet Presidenti që ka nënshkruar më shumë falje dhe lehtësim dënimi se sa çdo president tjetër i Shteteve të Bashkuara. Presidenti është shprehur se me keto akte synon të korrigjojë pabarazinë e masës së dënimit, pasi individët përfitues “do të kishin marrë dënime më të shkurtra nëse akuzoheshin sipas ligjeve, politikave dhe praktikave të sotme”.

“Ky veprim është një hap i rëndësishëm drejt korrigjimit të gabimeve historike, korrigjimit të pabarazive në dënime dhe ofrimin e mundësisë që individët të kthehen në familjet dhe komunitetet e tyre pasi kanë kaluar shumë kohë pas hekurave”, tha zoti Biden përmes një deklarate

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related