Diga e Hidrocentralit në Bunec të Lukovës ka shpërthyer ditën e sotme dhe për rrjedhojë është bllokuar rruga nacionale Sarandë – Himarë.
“Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.“- njofton policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.
Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.
