Në kompaninë “Identitek”, një situatë e padrejtë dhe diskriminuese po përbën një shqetësim të madh për punonjësit.
Pavarësisht premtimeve për investime dhe angazhime publike, siç është deklaruar për diasporën, realiteti për ata që punojnë çdo ditë është ndryshe.
Rroga e 13-të, një bonus i zakonshëm dhe i pritur për çdo punonjës, nuk është dhënë për këtë vit, me justifikimin e pabazuar se “nuk është miratuar nga bordi”.
Ndërkohë, anëtarët e bordit vazhdojnë të përfitojnë rroga shtesë çdo 3-4 muaj, pa asnjë justifikim të besueshëm, duke e theksuar më tej pabarazinë në trajtimin e punonjësve.
Kërkesa e punonjësve është e thjeshtë dhe e drejtë: trajtim i barabartë dhe i dinjitetshëm, pa dallime dhe favorizime të padrejta.
