Dyshime për kontratë fiktive/ Ish-deputeti Fation Veizaj rimerr nga nipi aksionet e “investitorit strategjik”

Data

Rreth dy vjet pasi dorëzoi mandatin, ish-deputeti demokrat, Fation Veizaj, ka rimarrë nga nipi i tij aksionet e “RDA Petrol”, e cila zotëron aksione në kompaninë “Omnix Albania”, kjo e fundit e shpallur “investitor strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

Në qershor të vitit 2022, kur Veizaj ishte ende deputet, nënshkroi një kontratë me nipin e tij, Evis Latifaj, për shitjen e 50 përqind të aksioneve që ligjvënësi zotëronte në “RDA Petrol”, për një shumë prej 55 milionë lekë të reja.

Sipas kontratës, çmimi do të paguhej për një periudhë 3-vjeçare. Por, pa u mbushur afati 3-vjeçar, palët, pra Fation Veizaj dhe djali i motrës së tij, Evis Latifaj, nënshkruajnë “revokim kontrate”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related