U gjetën shpendë të ngordhur, futet në karantinë e gjithë zona e prekur

Data

Në fshatin Valare të Gjirokastrës shërbimi veterinar ka konfirmuar përfundimisht praninë e gripit të shpendëve H5N1 në 20 shpendë të një oborri privat.

Pas konstatimit të parë të ngordhjeve veterinerët kanë kryer asgjësimin e pulave dhe kanë çuar mostrat për analiza të posaçme në ISUV

Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar thotë: “Na u kthye përgjigjja që kafsha ishte pozitive për H5N1 ose influencë aviare. U ngrit grupi i emergjencës sipas urdhrit të ministres. Grupet e punës kryen asgjësimin e të gjitha kafshëve që ishin të gjalla ndërkohë që u konstatua se kishin ngordhur edhe 4 kafshë të tjera. Masat në rastin e influencës aviare përcaktojnë vendosjen në karantinë të një zone prej 3 km dhe ne në këtë zonë kemi vetëm fshatin Valare të cilin e kemi në kontroll të plotë dhe kryhen vizita në ferma pothuajse dy herë në ditë. Gjithashtu janë përcaktuar edhe zonat e mbikëqyrura në të cilat përfshihen fshatrat, zonat, njësitë që janë në rrezen 10 km nga vatra”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related