Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në një shkresë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar që deputetët të plotësojnë një formuluar ku të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet SkyEcc dhe Encrochat.
“Nga burime të ndryshme mediatike janë hedhur dyshime serioze se në aktet e dërguara nga autoritetet franceze, belge dhe hollandeze të drejtësisë, rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme”,shkruhet në shkresën e Bardhit drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Ai thekson se këto dyshime ngrejnë dyshime mbi integritetin e deputetëve, si edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.
