Dosja “Xibraka”/ SPAK pezullon hetimet: Nuk kemi prova për përfshirjen e Olsi Ramës

Data

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen “Xibraka”, të lidhur me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.

SPAK ka pezulluar hetimet në lidhje me një kallëzim të bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për implikimin sipas tij, të Olsi Ramës në atë që njihet si dosja “Xibraka”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.

Prokurorisë së Posaçme bën me dije se nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related