Pas publikimit në media të skandalit të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Rakipit se po përdor pozitën për përfitime private.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, një deklaratë për mediat, tha se në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 ka themeluar kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners ku zotëron 55% të aksioneve dhe pavarësisht se është zgjedhur drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.
Garo tha se sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit.
“Rakipi vijoi i pashqetësuar edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore.
Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit.
