Kontributi i eksporteve në Prodhimin e Brendshëm Bruto po bie, ndërsa i importeve po rritet.
Sipas matjes së PBB-se me metodën e shpenzimeve ndikimi i eksporteve të mallrave në rritjen ekonomike ishte negativ me -4.4 % në tremujorin e tretë 2024.
Kontributi i eksporteve në rritjen ekonomike ishte negativ që nga tremujori i parë i vitit 2023, ku njësitë e prodhimit në vend nuk po mundeshin më të transferonin humbjet që vinin nga kursi i këmbimit.
Në anën tjetër kontributi i importeve shënoi rritje. Rënia e kapaciteteve prodhuese në njërën anë dhe rritja e numrit të vizitorëve të huaj kanë shtuar nevojën për mallra importi. Ndikimi i importit të mallrave në rritjen ekonomike ishte +9.8 për qind në tremujorin e tretë të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar
