Dhoma e Deputetëve në Parlamentin italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë

Data

Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Pas 2 muaj ngërçi për këtë proces, ky hap është vlerësuar nga shoqata “Diaspora 91-19″. Tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat. “Një ditë historike, falënderojmë deputetin Emanuele Loperfido, raportues i projektit, i cili udhëhoqi debatin me kompetencë.

Mirënjohje i është shprehur edhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani dhe kryeministres Giorgia Meloni, të cilët kanë treguar ndjeshmëri ndaj kësaj kauze të është kaq e rëndësishme për mijëra qytetarë. Ekipi i Diaspora 91-19 ANIAP, shpreh falënderim të veçantë për kryeministrin Edi Rama, i cili i ka dhënë forcë dhe besueshmëri projektit, duke përshpejtuar procesin legjislativ”, ka thënë Dritan Trimçev, zëvendëspresident i “Diaspora 91-19”. Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Bazuar në këtë marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që jetojnë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi e barrë lindja, si dhe sigurimin e papunësisë. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related