Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon, lë pas edhe Budapestin

Data

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë.

Sipas indeksit që i takon janarit 2025, Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, duke lënë pas Beogradin, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën, madje edhe Sofjen, Bukureshtin, Budapestin etj.

Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut. Për shembull, kostot e jetesës në Tiranë janë sa 41.9% e NY. Në Beograd kostot e jetesës janë sa 39.4% e Nju Jorkut, në Podgoricë sa 35%, në Sarajevë 33.5%, në Shkup 31.7% dhe Prishtinë sa 25.3%

Indeksi i kostos së jetesës merr në konsideratë kostot e qirasë, shpenzimet e tjera mujore pa qiranë, indeksin e produkteve ushqimore, çmimet e restorantit dhe indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related