Është vetëdorëzuar në Polici një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar në Kreshnik Farruku (Budlla), i konsideruar si kreu i grupit kriminal “Farruku”.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, i shoqëruar nga avokati i tij.
Kreshnik Farruku (Budlla) ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa në maj të vitit 2010, ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë për trafik kokaine.
Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu dhe u arrestua në vitin 2019 teksa kërkohej në Spanjë e Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave.
Ndërkohë, në vitin 2015, Kreshnik Farrukut (Budllës) iu bë një atentat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë zjarri, ndërsa u plagos një kalimtare.
