PS “ndez motorët” për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Edi Rama garanton ministrat dhe i nxjerr në terren për

Data

Viti 2025 që sapo ka trokitur, i cili është edhe vit elektoral, duket se ka nisur me një atmosferë të tensionuar brenda Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama po mobilizon strukturat dhe po riorganizon ekipin për të siguruar mandatin e katërt qeverisës. Teksa ministrat e kabinetit të tij janë “përcaktuar” për misione specifike në qarqet elektorale, shumica e deputetëve socialistë ndodhen në një situatë pasigurie për fatin e tyre politik. Gazeta “SOT” ka mësuar se deri tani, Rama ka garantuar rolin politik të 14 nga 17 ministrat e tij, duke i deleguar ata në zona kyçe elektorale. Kjo strategji ka lënë deputetët në pritje, ndërkohë që gara e brendshme për listat e hapura dhe konkurrenca nga platforma “Deputeti që Duam” kanë shtuar presionin mbi ta.

Deputetët aktualë të PS, mësohet se po përballen me sfidën për të bindur kryesocialistin Rama se meritojnë të jenë pjesë e listave të tij, ndërsa prurjet e reja po përpiqen të gjejnë hapësirë. Në qarkun Tiranë, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është caktuar si drejtuesja politike e njësisë më të madhe elektorale. Ajo do të ketë përkrah katër ministra të tjerë: ata të Shëndetësisë, Albana Koçiu; Ekonomisë, Blendi Gonxhja; Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe Jashtëm, Igli Hasani. Pra Tirana mbetet një bastion ku Rama kërkon të sigurojë një fitore të thellë, duke përqendruar më shumë burime njerëzore nga kabineti qeveritar.

Prapaskenat

Më tej në qarqet e tjera, zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila njëherësh është edhe ministre e Transporteve dhe Energjisë, ka marrë drejtimin politik të Fierit, duke vendosur ministrin e Financave, Petrit Malaj, në Lushnje. Sakaq Pirro Vëngu i Mbrojtjes dhe Anila e Denaj e Bujqësisë do të shërbejnë në Vlorë. Kurse dy ministra Shteti pa portofol do të kërkojnë votat për PS në Elbasan. Arbjan Manzniku si drejtues Politik i qarkut, ndërsa Bora Muzhaqi e vendosur në zonën e Librazhdit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të vijojë të jetë në krye të ekipit politik në Lezhë, ashtu si ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro në Gjirokastër. Ndërkaq një ndër risitë e kësaj fushate është krijimi i zonës elektorale të Diasporës, ku Taulant Balla është emëruar si drejtues. Sidoqoftë, disa ministra si Adea Pirdeni, Majlinda Dhuka dhe Ervin Hoxha mbeten ende pa një territor të përcaktuar.

Flitet se Ministri i Brendshëm mund të kandidojë në Tiranë ose në Gjirokastër në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti, ndërsa Dhuka dhe Pirdeni janë ende në pritje të vendimeve. Megjithatë duhet theksuar se strategjia e Ramës për të angazhuar ministrat në terren ka për qëllim të forcojë ndikimin e Partisë Socialiste në të gjitha qarqet, duke shfrytëzuar figurat e kabinetit si garanci për elektoratin. Ndërkohë, deputetët e PS janë të mbërthyer nga ankthi, duke parë se Rama nuk ka lënë hapësirë për kompromis.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related