Mjegull e dendur në aksin Korçë – Maliq, vështirësi në qarkullim

Data

Aksi rrugor nacional Korçë – Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm, ku më e dendur ka qenë në qytet, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit

Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.

Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës, ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve. Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related