Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda në makinë.
Burimet mediatike bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Ramazan Mataj i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë automjetit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 janar 2025) në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Burimet thonë se i riu është gjetur i pajetë nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.
Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk bëhen me dije, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ktij krimi dhe identifikimin e autori/ve.
- Pamje nga vendi i ngjarjes
Në pamje dallohet edhe mjeti tip ‘Benz’ me të cilin ka qenë duke lëvizur i riu, Ramazan Mataj, kur është qëlluar me armë zjarri.
