Dështon pakti Rama-Meloni/ Kampi i Gjadrit një investim i ngrirë, refugjatët nuk erdhën kurrë

Data

Marrëveshja Meloni-Rama për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit. Anija e parë “Libra” mbërriti në Portin e Shëngjinit më 16 tetor dhe për tre muaj me radhë – tetor, nëntor e dhjetor, – do të duhej që të kishte sjellë rreth nëntë mijë refugjatë, por sot kampi nuk ka asnjë. Pse ky dështim?

Më 6 nëntor 2023, qeveritë e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për të ndaluar valën e refugjatëve. Marrëveshja, e pa-konsultuar më parë, u bë e njohur për publikun nga mediat.

Më 29 janar 2024, me një vendim të diskutueshëm me 5 vota “pro” dhe 4 “kundër,” Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e konsideroi marrëveshjen të ligjshme. Ky vendim i hapi rrugë zbatimit të paktit dhe investimeve nga pala italiane.

Sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në kampin e mbylljes në Gjadër mund të vijnë refugjatë vetëm nga vende që konsiderohen të sigurta. Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka zgjeruar listën e vendeve të konsideruara të sigurta duke e çuar nga 16 në 22.

Megjithatë, Gjykata Evropiane ka theksuar se vendet e sigurta duhet të jenë të njëjta për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe se “nuk mund të ketë vlerësime të ndryshme për secilin shtet.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related