Presidenti serb Aleksandar Vučić ka përdorur mesazhin e tij të Vitit të Ri për të bërë komentet provokuese ndaj vendeve të rajonit, duke përfshirë Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën.
Në mesazhin e tij, Vucic theksoi se “nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, një shprehje që ka provokuar reagime të forta, duke u parë si një nxitje për tensione dhe gjakmarrje, përfshirë lidhjen me Kosovën.
Ky mesazh erdhi pas disa javëve të protestave masive që shpërthyen pas një tragjedie në Novi Sad, ku shembja e strehës së në një stacion treni vrau 15 persona. Prokuroria publike ka ngritur akuza për 13 individë, duke përfshirë një ish-ministër, për një sërë veprash të rënda që lidhen me keqmenaxhimin dhe papërgjegjshmërinë në ndërtimin e stacionit. Pas shembjes, qytetarët janë zemëruar dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Vucic, duke organizuar protesta masive.
Për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqmenaxhim, shumë serbë besojnë se punimet për rinovimin e stacionit hekurudhor ishin të dobëta, çka mund të ketë çuar në rrëzimin e çatisë. Ky incident ka shtuar zemërimin publik dhe ka nxitur protesta kundër presidentit Vučić, i cili është parë si përgjegjës për menaxhimin e dobët të projekteve dhe situatave të ngjashme.
