Qeveria kineze ka kërkuar nga zyrtarët lokalë të ofrojnë më shumë ndihmë financiare dhe shpërblime për njerëzit në nevojë, pasi problemet ekonomike që kanë shoqëruar Kinën gjatë vitit 2024 pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2025.
Ekonomia e vendit ka pësuar vështirësi të mëdha, kryesisht për shkak të krizës së pasurive të paluajtshme dhe kërkesës së dobët të brendshme, duke ndikuar negativisht në stabilitetin ekonomik dhe punësimin.
Një nga prioritetet e qeverisë kineze është sigurimi i punësimit për të rinjtë e diplomuar, të cilët po përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur punë. Autoritetet kanë theksuar se, pavarësisht përpjekjeve për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, shumë qytetarë, veçanërisht ata më të varfër, po kalojnë periudha të vështira financiare dhe sociale.
Për këtë arsye, qeveria ka kërkuar masa më të shumta mbështetjeje, duke përfshirë shpërndarjen e ndihmave direkte dhe ofrimin e mbështetjes për sektorët më të goditur ekonomikisht, me qëllim që të lehtësohen pasojat mbi shtresat më të varfra të shoqërisë.
