Berisha: Paratë janë vjedhur, djegësi i Tiranës nuk ekziston

Data

Kreu i PD, Sali Berisha është ndalur te skandali i inceneratorit inekzistent të Tiranës, që sipas tij është vjedhur 100%.

Berisha tha se nga djegësi i Tiranës janë vjedhur 100% paratë, kurse inceneratori nuk ekziston.

Berisha: “Nga viti 2014, gjer në vitin 2024 buxheti total i shtetit për këto vite ka qenë 57 mld euro. Për të patur një ide se ç’do të thotë 57 mld, unë po ju jap ju vetëm kaq. Jo më pak, më falni. Për 8 vite, ne kemi disponuar një buxhet rreth 45% të të gjithë këtij buxheti, sepse ne kishim taksa të ulëta, dhe ne u qendrojmë, ne jemi parti e taksave të ulëta.

Dhe me gjithë këtë buxhet që ne kishim, ne rritëm, dyfishuam rroga dhe pensione. A është kështu apo jo? Me gjithë këtë buxhet, që nuk ishte as 45% e totalit të buxhetit të 12 viteve të tyre, ne ndërtuam dhe rindërtuam mbi 11 mijë km rrugë, mbi 1300 shkolla, kopshte dhe objekte tjera arsimore. 11 impiante të përpunimit të ujrave të zeza nga Velipoja në Sarandë. Disa landfille. 400 qendra shëndetësore, spitale dhe ambulanca.

Pa pyesni pak, çfarë u bë në 12 vite me 57 mld euro? Na thoni pak, ku shkuan? Këto janë vjedhur, e thotë dhe Banka Botërore, e thonë të gjitha llogaritë, gjer në 90% të shumës. Në raste të caktuara siç është djegësi i Tiranës është vjedhur 100%, se paret janë marrë, djegësi nuk ekziston. Janë vjedhur duke ndërtuar rrugën me dhjetëfishin e çmimit jo qe ndërtonim ne, por që ndërton Krocia sot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related