Dhjetorin e shkuar, kur u prezantua për herë të parë asistenti virtual 1.0 si pjesë e platformës e-Albania, kryeministri premtoi se 2024 do të mbyllej me asistent të ri me zë dhe figurë.
“Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit.”, premtoi kryeministri vjet në vigjile të ndërrimit të viteve
Sipas kryeministrit asistenti virtual ishte një shërbëtor publik në dispozicion të qytetarëve në çdo orë për t’i ndihmuar ata të ndërvepronin me e-Albania e të merrnin shërbime pa pasur nevojë për ndihmë tjetër.
“Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.”, argumentonte Rama.
