Rey Manaj në bisedime për të ndërruar skuadër, ja se sa shitet kartoni i tij

Data

Rey Manaj pritet të largohet nga Sivaspor dhe të vazhdojë karrierën e tij në Turqi, me Trabzonspor si destinacion të mundshëm.

Sulmuesi shqiptar, që ka pasur një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar në Superligën turke, ku shënoi 22 gola, është kërkuar me ngulm nga trajneri i Trabzonspor, Senol Gunes.

Mediat turke raportojnë se dy klubet kanë filluar bisedimet, por marrëveshja ende nuk është arritur për shkak të kërkesës financiare të Sivaspor, që kërkon 10 milion euro për kartonin e Manaj, ndërsa Trabzonspor e konsideron këtë shifër të lartë, veçanërisht pasi kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit.

Megjithatë, mund të arrihet një marrëveshje shpejt, pasi Manaj është i gatshëm të ndryshojë skuadër. Edhe në këtë sezon, ai ka treguar formë të mirë, duke shënuar katër gola në 12 ndeshje të luajtura në kampionat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related