Të dhënat: Sektori i pasurive të paluajtshme, dominues për investimet e huaja

Data

Sektori i pasurive të paluajtshme vazhdon të jetë dominues për investimet e huaja në Shqipëri për të tretin vit radhazi në 2024, duke përfaqësuar më shumë se 23% të totalit të investimeve të huaja. Megjithëse investimet në këtë sektor pësuan një rënie prej 7.4% krahasuar me vitin e kaluar, ato arritën vlerën e 88 milionë eurove për tremujorin e tretë të vitit, ndërsa për të gjithë 9-mujorin e vitit 2024, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ishte 269 milionë euro, një rritje prej 21% krahasuar me vitin 2023. Blerjet e pronave nga shtetas të huaj, veçanërisht në zonat bregdetare, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Pas këtij sektori, investimet më të larta të huaja janë regjistruar në sektorin financiar, me një rritje prej 24% për 9-mujorin 2024, dhe në industrinë nxjerrëse, ku investimet arritën në 161 milionë euro, por me një rënie prej 28%. Ndërkohë, sektori i industrisë përpunuese ka shënuar një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, me një rritje prej 62%, duke arritur në 138 milionë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related