Përplasje në sallën e Këshillit Bashkiak, opozita i kërkon Veliajt të japë dorëheqjen

Data

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak lidhur me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ndërsa Veliaj nisi të fliste, këshilltari i PD-së, Dorian Teliti, e ndërpreu duke theksuar se mbledhja duhej të fokusohej te çështjet që shqetësojnë qytetarët e Tiranës dhe jo të kthehej në një konferencë për shtyp. Teliti kërkoi transparencë nga Veliaj për ngjarjet e ditës dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen.

Pas një fjalimi të shkurtër për dëshminë e tij në SPAK, Veliaj u largua nga salla, duke shmangur diskutime të mëtejshme me këshilltarët

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related