Belind Këlliçi: Ja pse u thirra nga SPAK

Data

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka qëndruar për rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme, ku pas daljes nga godina ka konfirmuar hetimet e SPAK ndaj tij.

Më konkretisht, SPAK po heton ndaj tij në lidhje me një kallëzim të avokatit Idajet Beqiri, të cilin Këlliçi në prononcimin për mediat e quajti “një mashtrues me vendim gjykate”.

Belind Këlliçi është kallëzuar në SPAK për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.

Ish-deputeti demokrat deklaroi se kallëzimi dhe hetimi ndaj tij është bërë vetëm për shkakun se ka rrëzuar një skemë korrupsioni me vlerë 1 miliardë euro si ajo e inceneratorit të Tiranës.

Belind Këlliçi deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë në lidhje me çdo pyetje apo sqarim që ata kanë nevojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related