Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Data

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75 datë 24.04.2023, të rregjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” të kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244, 257/a/2, 258/2 e 25, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related