Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në një spital pas etheve të vazhdueshme, sipas një zëdhënësi të demokratit.
Sipas zëdhënësit të tij, Bill Clinton u shtrua në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetoën në Uashington, DC të hënën në mbrëmje për analiza dhe vëzhgim pas zhvillimit të etheve.
“Ai mbetet në humor të mirë dhe vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr,” shkroi Angel Ureña në X.
Zëdhënësi nuk dha më shumë detaje mbi gjendjen e demokratit nga Arkansas, megjithëse raportet e mediave amerikane tregojnë se Clinton pritet të shërohet shpejt.
Një burim i afërt me Clinton tha për NBC News se situata “nuk është serioze” dhe ish-presidenti do të ishte “mirë”.
