Broja përballë konkurrencës, trajneri i Evertonit jep sinjale pozitive para Sitit: I duam lojtarët që…

Data

Evertoni do të luajë të enjten në transfertën e Mançester Sitit. Një ndeshje kjo që nis në orën 13:30 dhe Armando Broja është i gatshëm për trajnerin Shon Dajç.

Duke pasur parasysh dhe Brojën, trajneri i Evertonit ka dhënë sinjale të mira për mundësinë e aktivizimit të tij. Kjo pasi sulmuesit e tjerë kanë vuajtur në fazën ofensive dhe konkurrenca nuk mungon.

“Po bashkohemi, por e duam elementin konkurrues me sulmuesit. Duam lojtarët që dëshpërimisht kërkojnë të luajnë dhe kur nuk po shënon gola, duhet të jetë mundësi e artë për një sulmues që të bëjë diferencës.

Katër sulmues që konkurrojnë për një vend duhet të jetë motivim i mirë”, u shpreh Shon Dajç në konferencën e sotme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related