Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra

Data

Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush do të priste që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri.
kurtiMegjithatë, gati në fund të mandatit të saj 4-vjeçar, realiteti nuk është dhe aq frymëzues.

Vetë kryeministri Albin Kurti u ftua këtë muaj nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorinë të shkonte tek ai.

Rasti lidhet me rezervat shtetërore, në të cilin është direkt e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. E, me hetime apo procedura gjyqësore u përballën edhe zyrtarë të tjerë.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) thonë se rastet e sinjalizimeve të korrupsionit ose keqpërdorimit të detyrës zyrtare shënuan rritje në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me luftën e saj kundër korrupsionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related