Denoncimi me prova/ Ministrat e Ramës 6-fishuan pasurinë, SPAK të hetojë

Data

Partia Demokratike ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat nga selia blu shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre.

Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar pasurinë në mënyrë të ndjeshme. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë hetimet.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kabineti Edi Rama deri në v. 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa në vitin 2023 me Edi Ramën në krye, bashkë me asetet, llogaritë bankare të deklaruara flasim për një xhiro vjetore më të lartë se 18 milion euro, edhe kjo pa llogaritur disa përjashtime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related