Denaj: 1.4 mld lekë shtesë mbështetje për fermerët, disbursim 100% brenda dhjetorit

Data

Qeveria ka miratuar aktin normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denja bën me dije se janë miratuar 1.4 miliardë lekë shtesë për fermerët shqiptarë. “Me vendimin e fundit të Qeverisë, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin një total prej 5.2 miliardë lekë”, thekson Denaj. Denaj bën me dije se “skema Kombëtare e Subvencioneve mbështet 67,100 fermerë përmes 8 masave, ku 52,195 fermerë përfitojnë mbështetje për naftë”.

“Disbursimi i mbështetjes direkte do të përfundojë brenda muajit dhjetor, duke siguruar që 50% e mbetur të transferohet në llogaritë e çdo fermeri”, shkruan Denaj. Po ashtu, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja nënvizoi se për të tretin vit radhazi plotësojmë me 100% pagesat për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related