Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Sipas burimeve paraprake mësohet se shoferi i makinës është arrestuar.
Nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka njerëz të vrarë apo të plagosur, por mediat lokale raportojnë se ka dyshime për të plagosur dhe të vrarë.
Të dhënat e para flasin për të paktën një të vdekur, sipas policisë së Magdeburgut, dhe 60 deri në 80 të plagosur, sipas shërbimeve lokale të shpëtimit
Tregu i Krishtlindjeve i Magdeburgut ndodhet në Sheshin e Tregut të Vjetër, pranë bashkisë së qytetit, pranë lumit Elba. Magdeburgu ndodhet në perëndim të Berlinit dhe ka rreth 240,000 banorë.
