“Shkëmbim banorësh me Italinë”, Ledion Liço zbulon detaje nga “BBV4

Data

Big Brother VIP 4’ nis mbrëmjen e djeshme dhe të gjithë jemi sy e veshë që të mësojmë detaje të reja.  Në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke folur live nga shtëpia, Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin. Ai tha se qëllimi këtë vit është që të bëjnë një Exchange,  shkëmbim të një banori të Big Brother-it të Shqipërisë, me një banor të Grande Fratello-s.

“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.

Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio. Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related