Federik Ndoci “shpërthen” ndaj Parashqevi Simakut: U përjashtova me kërkesë të saj nga koncerti

Data

Këngëtari i njohur, Federik Ndoci, ka “shpërthyer” ndaj ikonës së muzikës, Parashqevi Simaku, e cila kohët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private, pasi u mësua se ishte e divocuar nga bashkëshorti dhe se ishte e pastrehë.

Në një postim në rrjetet sociale, Federik Ndoci ka rrëfyer se si është përjashtuar nga një koncert për Vitin e Ri në 2000-ën me kërkesë të artistes Parashqevi Simaku.

Artisti u shpreh se ishte ftuar të këndonte së bashku me disa artistë të tjerë, përfshirë Parashqevi Simakun për të dhënë koncert, por theksoi se kjo e fundit u takua në zyrë me origanizatorin Dem Balidemaj dhe i kërkoi që Federik Ndoci të mos performonte

“Me dt 27 dhjetor behet nje mbledhje grumbullim i ter e artisteve dhe orkestrantave qe kishim kontraten me Demen. Takohena me sejcilin por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur: vjen pershendet me dore nga dera dhe kerkon pak bisede private me Demen. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet ne dere i bere verdh ne fytyre dhe me kerkon mue personalisht. Dal dhe duke me kerkue te falur disa here me tha se Vivi nuk pranon me kem me ty keto dy ket?!”, u shpreh këngëtari.

Federik Ndoci u shpreh se madje i ka ofruar edhe punë Parashqevi Simakut, por shtoi se ajo donte nga 10 mijë dollarë paradhënie dhe e fshinë nga lista.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related